Zyrtare/ Tirana nuk ndahet nga Shehi, vazhdon bashkëpunimi edhe për sezonin e ardhshëm

schedule17:25 - 1 Qershor, 2022

schedule 17:25 - 1 Qershor, 2022

Tirana dhe Orges Shehi do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre të paktën edhe për një sezon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se skuadra i është besuar sërish trajnerit që i shpalli bardheblutë kampion.

“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit. Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm” thuhet në postimin e klubit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

/f.a/abcnews.al