Zyrtare/ Ten Hag trajneri i ri i CR7-tës: Është nder të ulem në stolin e United

schedule12:40 - 21 Prill, 2022

schedule 12:40 - 21 Prill, 2022

Tashmë gjithçka është zyrtare. Trajneri i ri i Manchester United do të jetë Erik ten Hag, i cili do të ulet në stolin e djajve në fund të këtij sezoni.

Trajneri holandez ka firmosur kontratë me skuadrën angleze deri në vitin 2025.

Lajmin e ka  bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa i ka uruar mirëseardhjen teknikut të Ajax, i cili do t’i thotë mirupafshim në fund të këtij sezonit.

Ten Hag ka thënë edhe fjalët e parë si trajneri i United, teksa thekson se është nder i madh për të të drejtojë djajtë.

“Është një nder i madh të emërohem trajner i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida që do të kem përpara. Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të krijoj një ekip të aftë për të dhënë suksesin që meritojnë.

Do të jetë e vështirë të largohem nga Ajax pas këtyre viteve të mrekullueshme, dhe unë mund t’i siguroj tifozët tanë për angazhimin tim të plotë dhe fokusimin në përfundimin e suksesshëm të këtij sezoni përpara se të shkoj te United”, ka deklaruar tekniku holandez.

/f.a/abcnews.al