Zyrtarë të Turqisë, Finlandës dhe Suedisë priten të takohen sot, në fokus anëtarësimi në NATO

schedule14:42 - 26 Gusht, 2022

schedule 14:42 - 26 Gusht, 2022

Zyrtarët e Turqisë, Finlandës dhe Suedisë  priten të takohen sot, në një takim të përbashkët, ku në fokus do të jetë anëtarësimi i vendeve në NATO, shkruan The Guardian.

Ministria e Jashtme e Finlandës nuk dha komente për takimin, duke refuzuar të japë detaje gjithashtu rreth vendndodhjes ose  kohës se kur do të  zhvillohet takimi mes 3 vendeve.

Kjo është çështje sigurie. Nëse do të tregonim se ku ndodhen zyrtarët e lartë në cilën kohë, do të ishte diçka tërësisht e pakujdesshme nga ana jonë,” tha sekretarja e shtetit e Ministrisë së Jashtme të Finlandës, Jukka Salovaara.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha se takimi i parë midis zyrtarëve do të synonte vendosjen e kontakteve dhe synimeve për bashkëpunimin për të cilat të tre vendet kishin rënë dakord në samitin e NATO-s në Madrid në fillim të këtij viti.

Në qershor, në prag të samitit të aleancës në Madrid, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ra dakord të hiqte veton për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Një marrëveshje trepalëshe u arrit midis Erdoganit, Presidentit Sauli Niinisto të Finlandës dhe kryeministres suedeze, Magdalena Andersson, të cilët nënshkruan një memorandum që trajtonte shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportin e armëve dhe luftën kundër terrorizmit.

/abcnews.al