Henrik Nerguti ka arritur të sigurojë një transferim të madh, duke kaluar në radhët e Mura, kampiones së Sllovenisë, NS Mura. Mbrojtësi i djathtë 18-vjeçar është formuar te Internacional Tirana.
Ditën e sotme ai është prezantuar në zyrat e klubit, ku ka firmosur edhe kontratën me NS Mura, që ka përballë Shkëndijen në raundin e parë të Champions League.
Nerguti shihet si një lojtar me shumë potencial dhe është pikasur edhe nga Kombëtaret e moshave. Ai mban edhe shiritin e kapitenit në skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu. /abcnews.al