Tirana vazhdon të nënshkruajë me lojtarë të akademisë dhe i radhës është portieri Leon Kozi. Klubi bardheblu ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se i riu ka firmosur deri më 30 qershor 2025.
“Leon Kozi ecën me hapa kampionësh! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Leon Kozi. Portieri 18 vjeçar kalon nga Akademia e Futbollit Tirana drejt ekipit të parë dhe ka bindur stafin me talentin e tij se është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit.
Talenti shtatlartë ka nënshkruar për 4 sezonet e ardhshme dhe prej kohësh vijon stërvitjen me skuadrën nën urdhrat e trajnerit të portierëve Alfred Osmani dhe stafit teknik. Mirë se erdhe Leon”, njofton Tirana. /abcnews.al

