Zyrtare: Stivi Frashëri bëhet “dardan”, firmos me klubin nga Suhareka

schedule18:38 - 17 Gusht, 2021

schedule 18:38 - 17 Gusht, 2021

Stivi Frashëri vendosi të lërë Teutën këtë verë dhe e ardhmja e tij do jetë në Suharekë, atje ku sot ka firmosur me Ballkanin. Zyrtarizimin e bën vetë klubi i Superligës së Kosovës, që shkruan:

POSTIMI I KLUBIT – Mirë se vjen Stivi Frashëri! Të dashur tifozë!Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani pas titullit kampion të fituar në Shqipëri dhe pas paraqitjeve shumë të mira në UEFA Conference League.

Frashëri ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Teutës, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në titullin kampion të fituar.

Te skuadra jonë, Frashëri gjen dhe shokun e tij të skuadrës, Rustem Hoxha duke krijuar një dyshe kampionësh. Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!