Zyrtare: Stadiumi i Napolit do të mbajë emrin e legjendës Maradona

schedule20:11 - 29 Nëntor, 2020

schedule 20:11 - 29 Nëntor, 2020

Tani është zyrtare, stadiumi i Napolit nuk do të quhet më “San Paolo”, por “Diego Armando Maradona”. Kryetari i bashkisë së Napolit njoftoi  sot lajmin, duke zyrtarizuar gjithçka që kishte paralajmëruar pak ditë më parë.

Po mendoheshin disa versione të emrit si: “Stadio Comunale Diego Maradona”, ose “Arena Diego Maradona”, por në fund u vendos për emrin e plotë të legjendës.

Kryebashkiaku Luigi De Magistris e njoftoi vendimin këtë mbrëmje përmes faqes së tij zyrtare në Instagram. “Ka disa ide të mrekullueshme, por në fund të ditës, vendosëm që emri të jetë: Stadio Diego Armando Maradona.”

Puna tashmë është në proces për ta riemëruar stadiumin dhe këshilli siguroi gjithashtu se sendet e vendosur nga tifozët në një faltore të madhe jashtë stadiumit në formë homazhi për Maradonën, do të futen brenda dhe do të ruhen në një dhomë të veçantë në “Stadio Diego Armando Maradona”. /abcnews.al