Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare, Sonila Bejtja largohet nga Kushtetuesja

schedule16:24 - 24 Tetor, 2025

schedule 16:24 - 24 Tetor, 2025

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka deklaruar përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.

Sikundër ishte paralajmëruar javën e shkuar, kur gjyqtarët kushtetues shqyrtuan të gjitha mandatet e tyre, këtë të premte u mor vendimi për gjyqtaren Sonila Bejtja, që është pjesë e trupës së gjyqtarëve kushtetues, prej dhjetorit të 2020.

Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga një kërkesë e Presidentit Bajram Begaj, e bërë prej janarit të këtij viti por që u shqyrtuar vetëm këto ditë.

Bazuar skemës së ripërtëritjes me 1/3 e Gjykatës Kushtetuese, i përfundoni mandati që në 25 prill, por për shkak të zvarritjeve të vet gjykatës, mandati i saj u zgjat me 6 muaj të tjerë.

Edhe në vendimin e kësaj të premteje të Gjykatës Kushtetuese deklarohet data 25 prill, si afatin e fundit kur Bejtja duhet të ishte me mandat.

Megjithatë, pavarsisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bejtja do të vijojë detyrën.

Sipas ligjit gjyqtari kushtetues qëndron në detyrë, deri në momentin që pasohet nga gjyqtari pauses.

Kështu, tani do të jetë radha e Presidentit, për të nisur procedurat për pasuesin e gjyqtares Bejtja në Kushtetuese. Si institucion emërtese, Presidenca do të hap aplikimet për të interesuarit.

Zgjedhja e pasuesit do të kërkojë pak kohë për arsye të vlerësimit që do kryejë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e pikëzimin e tyre. Presidentit do t’i shkojnë e emrat me pikë më të larta, mes të cilëve Bajram Begaj do të zgjedh kë do të çojë në Gjykatë Kushtetuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!