Zyrtare/ Son rinovon me Tottenham: Nuk u mendova fare, firmosa menjëherë

schedule14:40 - 23 Korrik, 2021

schedule 14:40 - 23 Korrik, 2021

Son Heung-Min do të vazhdojë të jetë pjesë e Tottenham edhe për katër sezone të tjera. Sulmuesi nga Koreja e Jugut ka zgjatur bashkëpunimin me me klubin e Premier League deri në verën e vitit 2025.

29-vjeçari mban veshur fanellën e Tottenham prej vitit 2015. Deri tani ka zhvilluar 280 ndeshje me skuadrën dhe numëron 107 gola e 64 asiste.

“Është nder i madh për mua që luaj me Tottenham prej gjashtë vitesh. Klubi ka treguar respekt të jashtëzakonshëm kundrejt meje dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu.

Njësoj si të jesh në shtëpi, veçanërisht me tifozët, futbollistët dhe stafin teknik. Nuk u mendova për rinovimin, e kisha fare të lehtë firmosjen e kontratës së re.

Ndihem shumë i lumtur që jam këtu dhe po kaq i lumtur jam që do të shoh përsëri tifozët së shpejti”, deklaroi sulmuesi aziatik pas firmës. /abcnews.al