Kampionati anglez është shtyrë! Premier League bëri një mbledhje urgjente pak çaste më parë pas prekjes me Koronavirus te Mikel Artetës, Callum Hudson-Odoi dhe disa futbollistëve të tjerë.
Ishte parashikuar që ndeshjet e kësaj fundjave të luheshin, por pas kësaj mbledhje urgjente, është vendosur që çdo aktivitet të shtyhet, deri me datë 4 prill.
Koronavirus ka pushtuar të gjithë botën dhe ndikimi në botën e futbollit ka qenë i madh. Pasi UEFA shtyu Champions League dhe Europa League, edhe kampionati anglez, si dhe ai francez, janë shtyrë./abcnews.al
BREAKING EFL suspend all games until April after emergency coronavirus meeting https://t.co/buaBuh04xE pic.twitter.com/HpGxd2uyXj
— Mirror Football (@MirrorFootball) March 13, 2020