Zyrtare/ “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, Hoxhallari rikthehet te Tirana

schedule14:36 - 3 Korrik, 2023

schedule 14:36 - 3 Korrik, 2023

Tirana ka përforcuar repartin e prapavijës me një tjetër rikthim të bujshëm në futbollin shqiptar. Erjon Hoxhallari është rikthyer pas vetëm një sezoni nga largimi i tij prej bardhebluve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mbrojtësi 27-vjeçar. Hoxhallari mbylli bashkëpunimin e tij me UTA Arad në Rumani dhe tashmë është rikthyer në kombin e tij.

Mbrojtësi kuqezi u paraqit 28 herë në kampionatin rumun me skuadrën e tij dhe arriti të realizojë një gol. Megjithatë, aventura e Hoxhallarit nuk zgjati shumë dhe ky i fundit është rikthyer tek Tirana si transferimi më i ri.

Në këtë mënyrë, Hoxhallari është  transferimi i tetë në këtë merkato të verës pas Selmanit, Dokës, Micit, Obanorit, Jonuzit, Latifit dhe Kainës.

Me këto transferime, bardheblutë tregojnë menjëherë objektivat për sezonin e adshshëm.

Misioni i parë është kualifikimi në raundin e dytë të Konferencës Ligës, ndërsa më pas rikthimi te titulli në Superligë, pas një sezoni të fundit zhgënjyes dhe të mbyllur në mënyrë dramatike, me trofeun e dorëzuar në javën e fundit dhe humbjes në finalen e Kupës së Shqipërisë./ h.ll/abcnews.al