Katër gola të shënuar, nëntë pikë për kurbinasit dhe tashmë vjen edhe kontrata e re. Mentor Mazrekaj ka nënshkruar edhe për dy vite me Laçin dhe gjithçka është zyrtare.
Fantazisti që mbush 32 vjeç këtë muaj, pa pranuar propozimin e drejtuesve kurbinas dhe kështu konfirmohet pjesë e bardhezinjve edhe për dy sezonet e ardhshme.
Në verë Mazrekaj iu bashkua Laçit pa shumë pretendime, madje pasi kishte menduar ta mbyllte me futbollin e luajtur.
Fillimisht për të nuk kishte shuam hapësira, edhe për shkak të gjendjes fizike. Gradualisht futbollisti nga Prishtina u rrit dhe në ndeshje te fundit ka qenë pjesë e formacionit të Laçit. /abcnews.al