Patrick Vieira, pas 30 muajsh në krye të Nice, është shkarkuar nga drejtuesit e klubit francez. Ish-mesfushori nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve në Europa League dhe humbja e djeshme në shtëpi kundër Bayer Leverkusen ishte fatale.
Drejtuesit kanë bërë një takim me tyre dhe kanë vendosur ta shkarkojnë Vieira, të cilin ë falënderojnë për punën e bërë gjatë kësaj periudhe. “Në një bisedë pas takimit të mbrëmshëm, bordi drejtues i Nice informoi Patrick Vieira vendimin e tyre për t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre.
? L’#OGCNice se sépare de Patrick Vieirahttps://t.co/xrdXBQMIRB
— OGC Nice (@ogcnice) December 4, 2020
Drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin për t’i besuar Adrien Ursea misionin e drejtimit të ekipit profesionit. tekniku zvicerano-rumum, deri tani ndihmës i Viera dhe më pas ndihmës i Lucien Favre, do të zhvillojë ndeshjen e parë në stolin e Nice në transfertën kundër Reims këtë të diel”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e Nice. /abcnews.al