Andres Villas-Boas është shkarkuar si trajneri i Marseille, pas komenteve të bëra në lidhje me merkaton e janarit. Tekniku portugez, i cili ka drejtuar edhe në Premier League klube si Chelsea e Tottenham, i drejtonte francezët që prej majit të vitit 2019. Veç shkarkimit atë e presin edhe penalitete të tjera.
“Olimpique Marseille ka njoftuar shkarkimin e Andres Villas-Boas si një masë paraprake. Ky vendim është bërë i pashmangshëm, duke pasur parasysh përsëritjen e veprimeve dhe të qëndrimeve që e dëmtojnë seriozisht klubin dhe punonjësit që e mbrojnë çdo ditë atë. Komentet e bëra sot në konferencën për shtyp, në veçanti në lidhje me Pablo Longoria (drejtori sportiv), janë të papranueshme.
Investimi i tij i jashtëzakonshëm nuk mund të vihet në pikëpyetje, madhe u përkrah nga të gjithë gjatë kësaj periudhe merkatoje të karakterizuar nga një krizë e madhe. Sanksionet e mundshme kundër Villas-Boas do të merren pas procedurave disiplinore”, thuhet në komunikatën e Olimpique Marseille.
L’Olympique de Marseille annonce la mise à pied à titre conservatoire d’André Villas-Boas.
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) February 2, 2021
ÇFARË THA VILLAS BOAS – “Unë kam dhënë dorëheqjen sepse nuk jam dakord me politikën sportive të klubit. I thashë jo firmës me Olivier Ntcham. Ai nuk ishte në listën tonë. Nuk kam të bëj me vendimin për këtë lojtar, thashë jo.
Ai kishte nënshkruar dhe unë nuk isha në dijeni. E mësova nga shtypi kur u zgjova në mëngjes. Po pres një përgjigje nga drejtuesit. Nëse nuk marr, atëherë le të ikim. Nuk dua asnjë para, vetëm të iki. Dua të jem i qartë me ju: nuk dua asgjë nga Marseille”, deklaroi mes të tjerash tekniku. /abcnews.al