ZYRTARE: Shifrat dhe detajet, Mauro Icardi “çun Parisi”

schedule13:13 - 31 Maj, 2020

schedule 13:13 - 31 Maj, 2020

Mauro Icardi zyrtarisht është lojtar i PSG. Sulmuesi ka pranuar ofertën e klubit francez, që ishte futur në bisedime intensive me Interin dhe tashmë janë konfirmuar të gjitha ato që kanë raportuar mediat në dy ditët e fundit.

Argentinasi ka firmosur deri në qershor të vitit 2024 dhe Inter do të përfitojë 50 milion euro, plus tetë milionë të tjera në formë bonusesh. Në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë anti-Juventus.

Nëse PSG e shet në Itali, atëherë do të duhet t’i paguajë italianëve edhe 15 milion të tjera. Icardi u aktivizua me PSG këtë sezon në 31 ndeshje dhe shënoi 20 gola. Tani ai do të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës, pasi Edinson Cavani do të largohet si lojtar i lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!