Tashmë është zyrtare, Romelu Lukaku është një lojtar i Romës.
Pak çaste më parë, sulmuesi belg ka firmosur kontratën e tij me ekipin romak. Lukaku do të jetë në huazim nga Chelsea te Roma për një sezon, pra verën e ardhshme ai do të rikthehet te Chelsea.
“Tifozët e Romës ishin të magjishëm për mua. Mezi pres të filloj. Drejtuesit këtu kanë ambicie të mëdha”, ishin fjalët e para të Lukakut si lojtar i Romës.
“Big Rom” pritet të debutojë ndaj Milanit nesër mbrëma./h.ll/abcnews.al
?️ ??? ??????? | Romelu Lukaku ?
Welcome to the Giallorossi! ?#ASRoma
— AS Roma English (@ASRomaEN) August 31, 2023