Romelu Lukaku është lojtari më i ri i Chelsea. Klubi anglez, që mbrëmjen e kaluar fitoi Superkupën e Evropës, ka zyrtarizuar me një video të veçantë afrimin e sulmuesit belg nga Interi.
Just trying to sort the signal, brb… pic.twitter.com/VJEr5WRJQ7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 12, 2021
115 milion euro përfunduan në arkat e kampionëve të Italisë, teksa 28-vjeçari do të jetë pjesë e “Bluve të Londrës” për pesë sezonet e ardhshme.
Welcome home, @RomeluLukaku9. ?#LukWhosBack pic.twitter.com/P43CAIVqfU
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 12, 2021
11 milion euro + bonuse në sezon do të përfitojë Lukaku, i cili ka luajtur edhe më parë në “Stamford Bridge”, aty ku ka luajtur edhe gjatë viteve 2011-2014.
Sulmuesi potent ishte pjesë e kampionëve të Italisë në dy sezonet e fundit. Me Interin zhvilloi 95 ndeshje dhe gjeti 64 herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al