Ishte konfirmuar prej disa ditësh, por sot Roma ka vendosur ta bëjë zyrtare përmes kanaleve të saj në rrjetet sociale. Stephan El Shaarawy është kthyer në kryeqytet dhe do ndihmojë skuadrën e Fonsecas të arrijë kualifikimin në Champions League.
Ka luajtur edhe më parë me Romën në periudhën 2016-2019, ku ka qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit, para se të shitej në verën e vitit 2019 për 16 milionë euro në Kinë te Shanghai Shenua.
Bentornato, @OfficialEl92! ?❤️
? https://t.co/z41XxYvYOL#ASRoma pic.twitter.com/Kq0pP3GNpO
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 30, 2021
Roma ka nevojë për alternativa në sulm dhe egjiptiani i kombëtares së Italisë do jetë vlerë e shtuar në kuadrin e Marash Kumbullës. Kujtojmë që El Shaarawy kulmin e karrierës së tij e ka arritur te Milani, teksa më pas nuk i përmbushi pritshmëritë e kuqezinjve. /abcnews.al