Lëvizje në Serie A. Mbrojtësi i talentuar, Roger Ibanez, është larguar nga Atalanta dhe ka firmosur me skuadrën e Romës. 21 vjeçari brazilian mund të luajë në çdo pozicion në prapavijë dhe është një lojtar që ka një të ardhme premtuese.
Ibanez u transferua tek Atalanta në fillim të këtij sezoni, duke ardhur për 4 milionë euro nga ekipi i Fluminense. Megjithatë, 21 vjeçari nuk arriti të zërë një vend titullari në formacionin e Gasperinit dhe shumicën e ndeshjeve, i ka luajtur me të rinjtë.
Ibanez ka luajtur vetëm 19 minuta për Atalantën, ku u zëvendësua në një ndeshje të Champions League. Te Roma, 21 vjeçari pritet të ketë më shumë hapësira dhe më në fund, duket se ka mundësinë të tregojë potencialin e tij në Serie A./abcnews.al
Welcome to #ASRoma, Roger Ibanez! ?
More details ➡️ https://t.co/T5f8gFj3pq pic.twitter.com/ORaAn4yWKQ
— AS Roma English (@ASRomaEN) January 27, 2020