Rui Patricio është zyrtarisht lojtar i Romës. Portugezi mbërriti mbrëmë në kryeqytetin e Italisë dhe sot ka nënshkruar pasi ka kaluar vizitat mjekësore.
Portieri 33-vjeçar ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe është afrimi i parë në skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.
? Benvenuto all'#ASRoma, Rui Patricio! ?@NBFootball pic.twitter.com/y46pw0u2ZY
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 13, 2021
Rui Patricio ishte portier titullar me Portugalinë në EURO 2020 dhe bëri paraqitje të mira, sikurse ka ndodhur edhe në Premier League me fanellën e Wolverhampton. Ujqit përfitojnë rreth 12 milion euro nga ky transferim. / abcnews.al