Zyrtare: Rival italian për Lloris, Tottenham prezanton portierin 26-vjeçar

schedule11:56 - 24 Korrik, 2021

schedule 11:56 - 24 Korrik, 2021

Pierlugi Gollini është zyrtarisht lojtar i Tottenham. Klubi anglez ka arritur akordin me Atalantën për huazimin e portierit italian, i cili do të nisë aventurën e radhës në karrierë.

26-vjeçari është pjesë e ekipi bergamask prej vitit 2017, teksa ka provuar të luajë më parë në Angli me skuadrat U18 të Manchester United dhe Aston Villa.

Jemi të gëzuar t’u njoftojmë nënshkrimin me Pierluigi Gollini, i cili vjen në huazim nga Atalanta për një sezon, me të drejtë blerjen e përhershme të tij“, shkruan Tottenham në komunikatën zyrtare. /abcnews.al