Rinovim tek Atletico Madrid. Kampionët e Spanjës kanë zgjatur bashkëpunimin me një nga pikat më të forta të repartit mbrojtës.
Stefan Savic është pjesë e ekipit të Diego Simeones prej vitit 2015. 30-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re, që do e mbajë tek Atletico deri në vitin 2024.
“Kemi rënë dakord për zgjatur me një tjetër vit bashkëpunimin me Stefan Savic, i cili ka firmosur deri në 2024“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit “Colchoneros”.
? Stefan Savic renueva por nuestro club hasta 2024.
?⚪ #AúpaAtleti | #Savic2024 pic.twitter.com/jlvxJyKElE
— ❤️?? CAMPEONES ?❤️? (@Atleti) August 11, 2021
Savic, i cili është pjesë e kombëtares së Malit të Zi (56 ndeshje dhe 5 gola) do të vijojë të luajë në LaLiga edhe për tre sezonet e ardhshme.
Lojtari ballkanas numëron deri 202 ndeshje me skuadrën spanjolle, nga të cilët 117 i ka fituar. Rekordet e tij do të përmirësohen me kontratën e re. /abcnews.al