Periudhë rinovimesh tek Atletico Madrid. Ekipi i Diego Simeones fitoi titullin kampion në Spanjë sezonin e kaluar, ndërsa drejtuesit po punojnë për “blindimin” e yjeve “colchoneros”.
Pas ditë më parë rinovuan mbrojtësit Savic dhe Gimenez, ndërsa sot ka qenë radha e mesfushorit Marcos Llorente, i cili do të jetë pjesë e Atleticos deri në verën e vitit 2027.
??¡@marcosllorente renueva hasta 2027! ?
?⚪ #AúpaAtleti | #MarcosLlorente2027 pic.twitter.com/elxvgwoOD2
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 18, 2021
26-vjeçari spanjoll është një prodhim i klubit të Real Madrid, por në 2019 vendosi të vijonte karrierën tek “armiqtë” e Atletico Madrid, aty ku është ndër më të mirët. /abcneës.al