Zyrtare: Rinovim i katërfishtë te Barcelona, drejtuesit nuk përmbahen

schedule23:37 - 20 Tetor, 2020

schedule 23:37 - 20 Tetor, 2020

Barcelona e nisi me “manita” sezonin e ri në Champions League. Djemtë e Roland Koeman mposhtën 5-1 hungarezët e Roland Koeman, falë golave të Leo Messit, Ansu Fati, Philippe Coutinho, Pedri dhe Ousmane Dembele.

Drejtuesit e klubit katalanas kanë pritur fundin e takimit për të zyrtarizuar katër rinovime njëherësh. Barcelona ka zgjatur kontratat me Gerard Pique, Marc-Andre Ter Stegen, Clement Lenglet dhe Frankie De Jong.

Mbrojtësi i famshëm katalanas do të vijojë të luajë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2024. Një vit më shumë zgjat ajo e portierit gjerman, ndërsa mbrojtësi francez dhe mesfushori holandez do të jenë pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit 2026. /abcnews.al