Zyrtare/ Rikthehet Alvaro Recoba, “El Chino” sërish pjesë e futbollit

schedule12:27 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 12:27 - 30 Dhjetor, 2020

Alvaro Recoba rikthehet në botën e futbollit. Ish-futbollisti i njohur i Interit, është bërë pjesë e stafit teknik të Nacional Montevideo, skuadrës ku mbylli karrierën.

“El Chino” do të jetë ndihmësi i trajnerit Jorge Giordano tek ekipi uruguaian. Nacional renditet përkohësisht në vend të parë të kampionatit latin të futbollit.

Ish-sulmuesi i talentuar mbylli karrierën si futbollist vite më parë. Ishte 31 marsi i vitit 2016 dhe Recoba luante ndeshjen e lamtumirës në moshën 40-vjeçare.

Tani ka vendosur të jetë sërish pjesë e botës së futbollit. Puna si trajner i tundon dhe përkrah Giordanos do të mësojë sekretet e para të profesionit të ri. /abcnews.al