Fjalët janë kthyer në vepra. Elvis Rexhbecaj nuk do të rikthehet te Wolfsburg, që e kishte huazuar prej 18 muajsh te skuadra e Koln.
Këta të fundit nuk e kanë blerë shqiptarin, i cili gjithsesi do të mbetet në Bundesliga dhe pritet që hapësirat mos t’i mungojnë.
VFL Bochum ka gjetur gjuhën e përbashkët me Wolfsburg, për ta huazuar Rexhbecajn në skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori qendror do të mbajë numrin 20, ndërkohë që ka thënë edhe fjalët e para pas kësaj lëvizjeje: “Jam shumë kurioz për ekipin dhe shpresoj ta ndihmoj me aftësitë e mia.
Elvis #Rexhbecaj kommt für ein Jahr auf Leihbasis vom @VfL_Wolfsburg! Willkommen anne Castroper?
➡️ https://t.co/Otzl5w0KxO#TachElvis #meinVfL pic.twitter.com/qxKWTzqhOG
— VfL Bochum 1848 (@VfLBochum1848eV) August 2, 2021
Unë tashmë e kam parë se si mund të jesh i suksesshëm në luftën për të qëndruar në Bundesliga. Faktin që do të mbaj të njëjtin numër edhe te Bochum si te Koln e shoh si një ogur të mirë”. / abcnews.al