PS vendos kandidaturat për Shkodrën dhe Dibrën, Balla: Për Lushnjen vendosim të martën

schedule19:05 - 28 Janar, 2022

schedule 19:05 - 28 Janar, 2022

Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër do të kandidojë për kryetare bashkie prefekten Majlinda Angoni. Ndërkohë që në Dibër, kryesia e PS-së vendosi që t’i besonte biznesmenit Rrahim Spahiu, duke mos vazhduar me kryetarin e komanduar Shkëlqim Murjan.

Emirjana Sako, do të jetë kandidate për kryetare bashkie në Durrës. Në Rrogozhinë socialistët ia kanë besuar garën Edison Memollës, ndërsa në Vorë kandidat do të jetë Blerim Shera. E vetmja bashki, ku kandidati për kryetar bashkie nuk u vendos sonte ishte Lushnja.

Drejtuesi politik i qarkut të Lushnjes Taulant Balla u shpreh për mediat se kandidati për Lushnjen do të zyrtarizohet ditën e martë, pasi ende janë në proces konsultimi. Favorite është Eriselda Sefa, e cila aktualisht është e komanduar.

Të martën në mëngjes do ta keni emrin. Unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Fier dhe do të dua që edhe ky element sociologjik të përdoret edhe në rastin në fjalë. Ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe që unë për të qenë i saktë, bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur të përdorim edhe këtë element.

Nuk u përmbyll dot sot, kjo tregon se ky proces nuk është fake, por i vërtetë. Kryetari i ri i bashkisë Lushnje do të jetë një person që ka përgatitjen e duhur për të çuar përpara projekte të mëdha. Kjo zonë është “hambari” i Shqipërisë. PS garon për t’i fituar të gjashta bashkitë” tha Ballla.

Në jemi gati të hyjmë në zgjedhje me kandidaturat më të mirë dhe pse jo t’i fitojmë të gjitha, të gjashta bashkitë” tha sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Kandidatët

Bashkia Shkodër – Majlinda Angoni

Bashkia Vorë – Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

Bashkia Dibër – Rrahim Spahiu

Bashkia Durrës – Emirjana Sako

Bashkia Lushnje- vendoset të martën

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!