Nuk do të ketë Premier League gjatë fundjavës, vendimi tashmë është zyrtar.
Me një njoftim për shtyp të publikuar në kanalet e saj të komunikimit, organizata e ligës së lartë angleze bë të ditur:
“Për të nderuar jetën dhe kontributin e jashtëzakonshëm për kombin e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, në shenjë respekti, ndeshjet e fundjavëzs së Premier League do të shtyhen, përfshirë ndeshjen e së hënës mbrëma, dhe më shumë përditësime priten në orët në vazhdim.”/h.ll/abcnews.al
As a mark of respect to Her Majesty Queen Elizabeth II, this weekend’s Premier League match round will be postponed.
— Premier League (@premierleague) September 9, 2022