Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Përforcim pa shpenzuar, Atletico prezanton talentin 20-vjeçar

schedule17:36 - 5 Korrik, 2021

schedule 17:36 - 5 Korrik, 2021

Marcos Paulo Costa do Nascimento është lojtari më i ri i Atletico Madrid. 20-vjeçari braziliano-portugez, mbylli aventurën me Fluminense si lojtar i lirë dhe pesë sezonet e ardhshme do e shohim pjesë të ekipit të Diego Simeones.

Marcos Paulo aktivizohet si sulmuesi i majtë (bën mirë edhe pozicionet e tjera të repartit ofensiv) dhe vjen të zëvendësojë Vitolon, i cili u huazua te Getafe. Një përforcim fantastik për kampionët e Spanjës, aq më tepër pa shpenzuar asnjë cent.

Lojtari ofensiv ka zgjedhur të përfaqësojë Portugalinë dhe deri tani numëron 4 ndeshje dhe 1 gol me Portugalinë U19, dhe 3 ndeshje e 4 gola me Portugalinë U17. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!