Zyrtare/ Partizani njofton prishjen e kontratës me sulmuesin

schedule12:44 - 29 Korrik, 2023

schedule 12:44 - 29 Korrik, 2023

Partizani ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Remzifaik Selmani.

Lojtari dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Klubi i Partizanit e ka bërë të ditur këtë lajm me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke e falenderuar lojtarin për atë çka ka dhënë me fanellën e “demave”.

Selmani u afruar te të kuqtë në merkaton e janarit, duke firmosur nga Mezokovesdi i Hungarisë një kontratë deri në vitin 2025, por gjërat duket se nuk kanë shkuar siç pritej dhe kështu janë ndarë rrugët mes palëve.

Sulmuesi 26-vjeçar u aktivizua me të kuqtë në vetëm 5 ndeshje kampionati, nga të cilat asnjëra titullar dhe luajti vetëm 184 minuta duke shënuar edhe 1 gol./h.ll/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!