Eneo Bitri do të jetë zyrtarish lojtari i Partizanit për pjesën e mbetur të sezonit.
Mbrojtësi rikthehet kështu te skuadra e kuqe pas eksperiencës te Astana në Kazakistan.
Lajmin e ka bërë të ditur Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se mbrojtësi shtatlartë ka firmosur kontratë 1- vjeçare me demat.
Njoftimi i plotë i Partizanit:
“FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Eneo Bitrit në familjen e kuqe. Mbrojtësi 25 vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri”, thuhet në postim. /f.a/abcnews.al