Zyrtare: Partizani ia nis nga skarcimet, largohet mbrojtësi që erdhi me bujë

schedule16:45 - 28 Maj, 2021

schedule 16:45 - 28 Maj, 2021

Vetëm dy ndeshje me Partizanin dhe tani largohet. Prurja e janarit, Roberto Dominguez, largohet nga “Demat e kuq” pa lënë asnjë gjurmë. Lojtari nga El Salvadori nuk u bë në asnjë moment i rëndësishëm për kryeqytetasit, që tashmë kanë zgjidhur kontratën.

“FK Partizani njofton përfundimin e marrëveshjes me mbrojtësin Roberto Dominguez. Klubi dhe 23- vjeçari nga El Salvador kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Dominguez u bashkua me 16-të herë kampionët e Shqipërisë përgjatë merkatos së Janarit. FK Partizani i uron Roberto Dominguez shumë suksese në karrierën e tij sportive”, njofton klubi i Partizanit përmes rrjeteve sociale.

Trajneri Daja, në një prej konferencave për shtyp, sqaronte kohë më parë se kishte “frikë” ta aktivizonte mbrojtësin qendror, për shkak të mënyrës së tij të lojës.

Shkaktimi i ndonjë penalltie prej lojës së ashpër e frenonte trajnerin e kryeqytetasve, që sezonin e ardhshëm nuk do ta ketë më këtë siklet, pasi Dominguez u largua nga Partizani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!