Ferhan Hasani zyrtarisht nuk është më pjesë e Partizanit. Fantazisti i ardhur me bujë në janar në asnjë moment nuk u bë i rëndësishëm për “demat” dhe tashmë vjen edhe shtrëngimi i duarve.
“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Ferhan Hasanin. Mesfushori i njohur 31 vjeçar dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunim teknik midis palëve.
Klubi dëshiron të falënderoj Ferhan Hasanin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, si dhe për krenarinë që na dhuroj si lojtari i parë që debutoj nga Kategoria Superiore në finalet e një kompeticioni madhor (EURO 2020) përfaqësues i klubit Partizani”. / abcnews.al