Kastrioti ka zyrtarizuar një tjetër lëvizje në merkato. Krutanët deri më tani kanë qenë të kujdesshëm, por po punojnë që të afrojnë lojtarë të rëndësishëm për të mos qenë kalimtarë në Superiore.
Ditën e sotme ka nënshkruar me ta Fjorald Deliaj, një lojtar që luan si mesfushor qendre, por mund të aktivizohet edhe në të qendër dhe të djathtë të prapavijës. Kastrioti do jetë ekipi i tretë i tij në Superiore.
“Fjoralb Deliaj është lojtari më i ri i Kastriotit. Mesfushori 23 vjeçar, rikthehet në Superiore pas një aventure te Struga në Maqedoninë e Veriut, teksa më parë ka luajtur në Superiore edhe me Flamurtarin dhe Tiranën”, shkruan klubi krutan në njoftimin e bërë ditën e sotme. /abcnews.al