Liverpool ka bërë një tjetër zyrtarizim, pas afrimit të Takumi Minamino. Lëvizja është në repartin e mbrojtjes. “The Reds” kanë njoftuar ditën e sotme rikthimin e Nat Phillips, mbrojtësit që ishte i huazuar në Gjermani te skuadra e Stuttgart.
Shtatlarti ka luajtur në nëntë ndeshje me skuadrën gjermane dhe do të rikthehet pas gjashtë muajsh në Liverpool. Më parë ai ka luajtur me ekipin e dytë të anglezëve. Trajneri Jurgen Klopp ka nevojë për lojtarë, duke pasur parasysh që garon për fitimin e çdo trofeu.
We have reached an agreement with Stuttgart for Nat Phillips to return from his loan spell in January.
Phillips will return at the beginning of next month and be eligible for Reds matches, starting with the FA Cup tie against Everton.
— Liverpool FC (@LFC) December 27, 2019
“Kemi arritur një marrëveshje me Stuttgart që Nat Phillips të rikthehet nga huazimi që në muajin janar. Phillips do të rikthehet në fillim të muajit të ardhshëm dhe të ketë të drejtën të luajë në ndeshjet e të kuqve, duke nisur që nga ndeshja e FA Cup kundër Everton”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez. /abcnews.al