Radja Nainggolan është zyrtarisht lojtar i Antwerp. Mesfushori i njohur është larguar nga Italia pas 16 viteve, periudhë gjatë së cilës luajti me Interi, Romën, Cagliarin dhe Piacenzan.
Welkom op de Bosuil, Radja Nainggolan! ???#REDjaNainggolan #RAFC #OneRedFamily pic.twitter.com/7NE0fQyDaL
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) August 14, 2021
33-vjeçari ndërpreu bashkëpunimin me kampionët e Interit pak ditë më parë, ndërsa sot ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin e qytetit të lindjes.
“Ninxha” nuk e fshehu lumturinë e tij për rikthimin në shtëpi. “Është bukur të rikthehesh këtu. Zgjodha Antwerp, sepse presidenti më donte me çdo kusht në skuadrën e tij, por edhe projekti i klubit është interesant.
???#REDjaNainggolan #RAFC #OneRedFamily pic.twitter.com/SmyjijKNuV
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) August 14, 2021
Kjo është një zgjidhje personale për të ardhmen time, nuk ka lidhje me tifozët e Beerschot. Kam qëndruar 16 vite larg shtëpisë, jam i lumtur që u riktheva.
Antwerp për titull? E thashë edhe njëherë, këtu ekziston një projekt i bukur. Unë kam shumë besim se do të luftojmë për titullin“, deklaroi 33-vjeçari me origjinë nga Indonezia. /abcnews.al