Zyrtare: Nainggolan firmos me Spal, klubi italian i bën prezantim fantastik

schedule15:32 - 30 Janar, 2023

schedule 15:32 - 30 Janar, 2023

Transferimi i Radja Nainggolan te Spal tashmë është zyrtare.

Klubi italian ka njoftuar nënshkrimin e ish-lojtarit të Romës dhe Interit në rrjetet sociale përmes një videoje të mrekullueshme. Videoja e prezantimit të lojtarit është bërë në kombinim të lojës së famshme “Fruit Ninja”, pasi mesfushori belg ka pseudonimin “ninja”.

Nainggolan do të ketë mbi shpinë numrin 44. Mesfushori belg ka ardhur falas te Spal, dhe do të gjejë atje si trajner ish-shokun e tij të ekipit, De Rossi, por këtë herë si trajner./ h.ll/abcnews.al