Juventusi ka arritur të gjejë akordin me lojtarin dhe ka rinovuar me Radu Dragusin. Talenti bardhezi shihet si një nga më premtuesit te Juve, por kishte shanse që ai të largohej me parametra zero në fund të sezonit.
19-vjeçari sot ka firmosur kontratën e re, që e mban të lidhur me Juventusin deri në verën e vitit 2025. Kështu, torinezët kanë arritur të mbajnë një nga talentet më premtues të akademisë dhe ta blindojnë atë.
Dragusin sezonin e ardhshëm pritet të jetë pjesë e vazhdueshme e ekipit të parë të Juventusit, në një kohë kur mbrojtja e kampionëve të Italisë po rinovohet dita-ditës. /abcnews.al
UFFICIALE ? Radu #Dragusin rinnova fino al 30 giugno 2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣! ⚪⚫
? https://t.co/7eDcFHUkOq ?#ForzaJuve pic.twitter.com/DhI0i8LfRX
— JuventusFC (@juventusfc) April 9, 2021