Emri i rij u lidh me Milanin, por sa duket e gjitha ka qenë një presion për Romën. Verdhekuqtë e kishin në plane, pas sezonit të mirë që bëri vjet dhe armeni Henrikh Mkhitaryan ka pranuar ofertën e bërë dhe ka rinovuar.
? ????? ? ????? ?
✍️ Another season in Giallorosso! ??
#ASRoma @HenrikhMkh pic.twitter.com/VPTeYoeN0n— AS Roma English (@ASRomaEN) June 1, 2021
“Jam krenar që kam shansin të bëj pjesën time në të gjitha sfidat që na presin sezonin e ardhshëm. Forca Roma”, është shprehur mes të tjerash mesfushori, pasi nënshkroi kontratën e re me klubin italian.
Roma ka njoftuar se Mkhitaryan do të jetë pjesë e tyre edhe një sezon. Rol të rëndësishëm në rinovimin e tij ka luajtur edhe Jose Mourinho, i cili do të marrë drejtimin e italianëve nga 1 korriku. /abcnews.al

