Zyrtare: Miralem Pjanic firmos me Besiktas, Barcelona çlirohet më në fund

schedule09:32 - 3 Shtator, 2021

schedule 09:32 - 3 Shtator, 2021

Miralem Pjanic zyrtarisht është lojtar i Besiktar. Mesfushori boshnjak e ka pranuar ofertën e turqve, që më parë kanë bindur edhe Barcelonën.

Kryesorja ishtë që Pjanic të pranonte uljen e pagës dhe tani ai do të përfitojë 3.2 milion euro neto, nga të cilat turqit i paguajnë 2.75 milion.

Mesfushori te Besiktas huazohet deri më 30 qershor 2022. Më pas ai do të kthehet te Barcelona, që sërish duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. / abcnews.al