Miralem Pjanic zyrtarisht është lojtar i Besiktar. Mesfushori boshnjak e ka pranuar ofertën e turqve, që më parë kanë bindur edhe Barcelonën.
Kryesorja ishtë që Pjanic të pranonte uljen e pagës dhe tani ai do të përfitojë 3.2 milion euro neto, nga të cilat turqit i paguajnë 2.75 milion.
✍️ @Miralem_Pjanic ?#BoğazınKartalı pic.twitter.com/lZ0LSQnVZl
— Beşiktaş JK (@Besiktas) September 3, 2021
Mesfushori te Besiktas huazohet deri më 30 qershor 2022. Më pas ai do të kthehet te Barcelona, që sërish duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. / abcnews.al