Tashmë ka ardhur edhe njoftimi. Milani ka nënshkruar me mesfushorin Sandro Tonali kontratën e re, pasi më parë palët kishin rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit.
“AC Milan është i lumtur t’ju njoftojë zgjatjen e kontratës së Sandro Tonalit, deri më 30 qershor 2027. Sandro, i cili iu bashkua me klubin tonë në vitin 2020, është një shembull i vendosmërisë dhe i lidhjes me ngjyrat kuqezi”, njoftoi klubi kuqezi.
Tonali përfitonte 1.2 milionë euro në sezon me kontratën e vjetër, kurse tani do të arkëtojë 2.5 milionë euro. Ky është një shpërblim për mesfushorin, i cili vjet ishte një nga lojtarët kryësorë të Milanit. / abcnews.al