Zyrtare: Milani paguan për Fikayo Tomori dhe firmos kontratë për 4 vite

schedule14:27 - 17 Qershor, 2021

schedule 14:27 - 17 Qershor, 2021

Milani nuk mund ta lejonte t’i ikte nga duart dhe ashtu ka vepruar. Kuqezinjtë kanë paguar te Chelsea shumën e 28 milion eurove, për të bërë tyrin Fikayo Tomori.

Anglezi spikati sezonin e shkuar, teksa uli në stol kapitenin Alessio Romagnoli. Drejtuesit u bindën nga cilësitë e tij dhe në fund shfrytëzuan klauzolën që u jepte mundësinë ta blinin, edhe pse më parë tentuan një ulje çmimi.

Zyrtarizim i Tomori ka ardhur ditën e sotme, kur edhe Milani doli me një komunikatë për shtyp: “AC Milan është i kënaqur t’ju njoftojë ushtrimin e opsionit për transferimin e përhershëm të Fikayo Tomori nga Chelsea.

Mbrojtësi anglez, i cili bëri 22 ndeshja dhe shënoi një gol gjatë sezonit të kaluar, do të vazhdojë të luajë me klubin tonë deri më 30 qershor 2025″. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!