Kastrioti ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke afruar në skuadër mbrojtësin Martin Prenkoçeviç. Ai kalon te krutanët pas një eksperience me Rudarin në Mal të Zi.
“Martin Prenkoçeviç është lojtari më i ri i Kastriotit. Mbrojtësi shqiptar nga Mali i Zi ka firmosur me Kastriotin për dy sezonet e ardhshme.
I formuar te grupmoshat e Podgoricës, 23-vjeçari ka luajtur edhe me Deçiçin e Tuzit, Kom Podgorica, OFK Petrovak dhe së fundmi me Rudarin.
KS Kastrioti i uron mirëseardhjen, dhe shumë paraqitje pozitive me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kastriotit në rrjetet sociale. / abcnews.al
View this post on Instagram