Mentor Mazrekaj rikthehet në Superiore dhe do të veshë fanellën e Laçit. Sulmuesi anësor sezonin e fundit ishte pjesë e Llapit në Ipko Superliga e Kosovës dhe mundohet të tregojë që ende ka vlera dhe mund të japë në futbollin shqiptar.
“Nga dita e sotme kam firmosur një kontratë me skuadrën e Laçit . Falënderoj familjen bardhe e zi si dhe presidentin Pashk Laska për këtë mundësi për te ritreguar dhe njëherë vlerat e mia”, shkruan vetë Mazrekaj në llogarinë e tij në “Instagram”.
Edhe klubi i Laçit e ka njoftuar afrimin e sulmuesit dardan, i cili ka spikatur në të shkuarën me Partizanin dhe më pas një dëmtim e penalizoi të rikthehej i mëparshmi. Ndoshta kjo eksperiencë te Laçi mund të jetë edhe mundësia e fundit për Mazrekajn për të treguar nëse nuk të rikthehet si më parë. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEEI8Lvgfda/?utm_source=ig_web_copy_link