Javi Martinez ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen pas plot 9 vitesh në “Allianz Arena”, ku mesfushori ishte një nga shtyllat e ekipit për sezone të tërë.
Tashmë lojtari me origjinë baske e ka mbyllur ciklin e tij te Bayern dhe nuk është më pjesë e pandashme e formacionit, por rezervë luksi për Hansi Flick.
Ky rol natyrisht nuk mjafton për të dhe ka gjetur akordin me Bayern Munchen për të mos e rinovuar kontratën, që skadon më datë 30 qershor.
#FCBayern and @Javi8martinez are saying ‘goodbye and thank you’ from the bottom of their hearts after nine very successful years together. #GraciasJavi ❤️ #MiaSanMia
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 4, 2021
Në 9 vite te Bayern, Martinez fitoi gjithçka, ku mund të veçojmë dy tripleta, të vetmet në historinë e klubit. Gjithashtu është drejt fitimit të Kupës së 5-të dhe Bundesligas së 9-të. /abcnews.al