Manchester City ka njoftuar zyrtarisht se ka rinovuar kontratën e Oscar Bobb, me të cilin ka firmosur deri në vitin 2029.
Norvegjezi ka bërë debutimin e tij me fanellën e “qytetarëve” këtë sezon, teksa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë në 16 ndeshje deri më tani. Njëri prej dy golave të tij ishte në debutimin në Champions League, ndërsa tjetri u konsiderua si më i miri i muajit janar në Premier League.
“Është një mjedis i jashtëzakonshëm dhe vendi më i mirë i mundshëm për një lojtar të ri si unë. Kam mësuar shumë nga Guardiola, stafi i tij stërvitor dhe shokët e mi. Do të jem këtu, në këtë klub deri në vitin 2029, kjo d otë thotë gjithçka për mua”, tha Bobb./h.ll/abcnews.al
Oscar Bobb, Bobb, Bobb! ?? pic.twitter.com/bwO2YCoyXQ
— Manchester City (@ManCity) February 26, 2024