Lirim Kastrati ka kaluar nga Legia e Varshavës te MOL Feverhar, duke nënshkruar deri më 30 qershor 2025.
I blerë për 1.3 milionë euro nga Dinamo Zagreb, sulmuesi anësor largohet si dështim nga polakët.
Kastrati, pasi firmosi me hungarezët, deklaroi: “Disa klube më kontaktuan, por Mol Feverhar ishte alternativa më e mirë. Ata treguan besim ndaj meje.
Ndjej se do të kem mundësinë të tregoj cilësitë e mia dhe kjo do më ndihmojë të kthehem edhe te Kosova”. / abcnews.al