Shqiptarët çështje te Legia: Çelhaka dhe Kastrati pezullohen, Muçi shënon

schedule10:05 - 25 Tetor, 2021

schedule 10:05 - 25 Tetor, 2021

Legia e Varshavës zhvilloi ditën e djeshme ndeshjen kundër Piast Gilvice. Në këtë ndeshje ishte titullar lojtari shqiptar Ernest Muçi, i cili arriti të tregonte të gjithë aftësitë e tij, me një goditje mjaft të bukur për të shënuar gol.

Nëse për Muçin ishte një ditë e rëndësishme, aktivizimi me Legian, ku shënoi dhe gol, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojtarët e tjerë shqiptarë që skuadra polake ka në gjirin e saj.

Sipas “Meczyki.pl”, Jurgen Çelhaka është shqiptari tjetër që luan për Legian, i cili është pezulluar nga drejtuesit e skuadrës sepse nuk ka pranuar të aktivizohet me të rinjtë e Legias, dhe nuk iu është bindur urdhrave të trajnerit, një veprim që nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit.

Gjithashtu është pezulluar edhe një tjetër shqiptar, Lirim Kastrati për prishje të atmosferës brenda skuadrës së bashku me 2 lojtarë të tjerë Lindsay Rose, Mattias Johansson.

Në këtë situatë trajneri Michniewicz, ka preferuar të shkojë në ndeshje vetëm me 5 alternativa në stol, duke lënë kështu jashtë grumbullimit, lojtarët e pezulluar. /f.a/abcnews.al