Bayer Leverkusen me trajner të ri. “Aspirinat” nuk ia dolën të sigurojnë një biletë në Champions League dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Europa League. Drejtuesit e klubit gjerman kanë emëruar trajnerin e ri të skuadrës.
Ai është Gerardo Seoane. 42-vjeçari drejton Young Boys prej vitit 2018, ia ka dalë të fitojë tre tituj kampionë radhazi me skuadrën helvete dhe më 1 korrik do të nisë aventurën e re te Leverkusen. 43-vjeçari zviceran ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2024.
? Gerardo #Seoane wird neuer Cheftrainer von #Bayer04 – Hannes Wolf kehrt zum DFB zurück.
Alle Infos ?https://t.co/feEekhrTSB pic.twitter.com/DWU0aDdMQ3
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) May 19, 2021
“Në ambientin profesional dhe ambicioz të Bayer Leverkusen, unë shoh kushtet ideale për të luajtur një futboll tërheqës dhe për të qenë në mesin e ekipeve më të mira në kampionat dhe në Evropë“, deklaroi Seoane gjatë prezantimit. /abcnews.al